
Shanset gati-gati të zeruara për të vijuar në ‘’ Allianz Stadium ‘’ kanë vënë në lëvizje skuadra të njohura për Federico Bernardeschin. Shumë larg përmbushjes së pritshmërive , Juventusi ka menduar ta largojë italianin pasi nuk e ka justifikuar investimin 40 milionë eurosh të 2017- tës që e ka shëndërruar në një ndër transferimet më të dështuara të historisë së ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’.
Fatmirësisht Massimiliano Allegri ka reaguar në kohën e duhur duke e deklaruar të padëshirueshëm mesfushorin dhe Milani është përfshirë seriozisht në këtë garë me qëllimin e transferimit të 27 vjeçarit në ‘’ San Siro ‘’.
Federico Bernardeschi ka evidentuar se nuk e dëshiron rolin e një zëvëndësuesi tek bardhezinjtë dhe Stefano Pioli duket sikur ja ka gjetur vendin tek kuqezinjtë dhe shanset për të lënë Torinon në 1 korrikun vijues janë shumë të mëdha .
Fitimi i Scudettos mbetet një objektiv prioritar për Stefano Piolin dhe tek Milani së fundmi po përjetohen shumë ndryshime pozitive pavarësisht se nuk është anashkaluar asnjëherë fokusi edhe nga Champions League .
Për Brahim Diaz dhe Samu Castillejo është ndezur me kohë drita jeshile për të lënë Milanon dhe ishi i Fiorentinës preferohet shumë kryesisht për adaptimin në disa pozicione , fakt që do ti jepte variante interesante skemave të Stefano Piolit tek një Milan që kërkon medoemos akumulimin e trofeve të munguar ndër vite.
Sigurisht që perspektiva për të ardhmen ka ndryshuar sepse gjërat po funksionojnë si duhet por një ekip me të tillë histori nga mbrapa është i lidhur ngushtë me suksesin dhe deri më tani është bërë një rrugë e rëndësishme drejt këtij objektivi .



