Nga suksesi në Serie B në majën e Europës, historia e bukur e 3 lojtarëve të Italisë

Nga suksesi në Serie B në majën e Europës, historia e bukur e 3 lojtarëve të Italisë

Është me të vërtetë një histori emocionuese dhe e bukur, ajo e 3 lojtarëve të Italisë, Ciro Immobile, Lorenzo Insigne dhe Marco Verratti.

Të tre këta lojtarë janë miq shumë të afërt me njëri-tjetrin, kjo edhe për shkak se në të kaluarën hapat e para i kanë hedhur bashkë.

Në vitin 2009, ata arritën një sukses, më të madhin në karrierë deri në atë periudhë, teksa me formën e shkëlqyer, ia dolën ta dërgojnë skuadrën në Serie A. Pescara asokohe kishte probleme të mëdha financiar dhe vendosi të përqendrohej tek të rinjtë, duke marrë Verrattin 18 vjeç, Insigne 20 vjeç dhe Immobile 21 vjeç.

Pikërisht të tre këta lojtarë, në hapat e tyre te para, i bënë të gjithë për vete, duke treguar lojë të shkëlqyer. Tashmë 12 vite më vonë, ata janë përsëri aty, për të arritur një sukses akoma më të madh, por këtë herë me fanellën e kombëtares.

Ditën e djeshme në “Wembley” të Londrës, ata festuan fitimin trofeut të Euro 2020, duke u ngjitur në majën e Europës. Ka qenë vetë Verratti, i cili duke kujtuar të kaluarën, ka postuar një foto të 3 lojtarëve në profilin e tij, teksa e shoqëron me shkrimin: “Çfarë histori fantastike është jetë...”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy