
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, para ndeshjes me Manchester City, u mundua të ulë presionin, duke thënë se nuk është një sfidë vendimtare.
Në konferencën për shtyp, Arteta deklaroi se synimi në fillimi ishte që të ngushtonin diferencat me skuadrat si Liverpool dhe Man City, ndërsa tani luftojnë për titullin kampion.
Ne e dinim që në fillim se City ishte skuadra për t’u mposhtur, ndoshta së bashku me Liverpool-in duke pasur parasysh atë që kanë bërë në 6-7 vitet e fundit.
Ne donim të afroheshim me ta, ta mbyllnim sa më shumë atë hapësirë me rivalët dhe sot jemi dhëmbë për dhëmbë me Cityn.
Kjo ndeshje do të jetë shumë e rëndësishme, por nuk do të vendosë kampionatin. Nëse fitojmë nesër mbrëma, nuk do të kemi fituar Premier League.
Sa i përket renditjes, para ndeshjes së nesërme, Arsenali mban vendin e parë me 75 pikë, ndërsa City ka 70 pikë, por këta të fundit kanë edhe dy ndeshje më shumë për të zhvilluar, të cilat nëse i fitojnë, kalojnë në vendin e parë.



