
18 vjeçari i Chicago Fire-s Gabriel Slonina është shëndërruar në një ndër risitë e kuadratit të bardhë dhe pas Real Madridit , Chelsea ka vendosur ti shpallë luftë ‘’ Galaktikëve ‘’.
Sipas Fabrizio Romanos , ‘’ Blutë e Londrës ‘’ kanë ofruar 10 milionë euro për amerikanin , shifër që ndoshta do të vlerësohet nga drejtuesit e Chicago Fire pasi transferimi në Europë mund të rezultojë një benefit për guardianin e tre shtyllave .
Javët e fundit amerikanët e kanë refuzuar ofertën e spanjollëve dhe natyrisht anglezët duhet të shkelin gazin sepse janë të vetëm në luftë dhe për Gabriel Slonina-n transferimi në ‘’ Stamford Bridge ‘’ do të ishte një sukses shumë i madh duke iu referuar moshës dhe gjithashtu një privilegj sepse do të transferohej në Premier League, një ndër kampionatet me rivalitet më të ashpër në kontinentin e vjetër, tek një ekip elite .
Prej shumë kohësh qëndrimi i Kepa Arrizabalagas tek kryeqytetasit është vënë në dyshim dhe Gabriel Slonina shikohet si një opsion interesant për të ardhmen duke qenë se anglezët do të startojnë një cikël të ri në historinë e tyre , me pronar miliarderin amerikan Todd Boehly.



