Bayern Munchen, synon qëndrimin e Harry Kanes

Bayern Munchen, synon qëndrimin e Harry Kanes

Prej tre sezonesh tashmë Harry Kane vijon të jetë një referent i padiskutueshëm tek Bayern Muncheni.

Anglezi edhe tek bavarezët e ka rikonfirmuar faktin e të qënit një bomber i cili në sezonin aktual numëron 28 gola dhe 3 asiste në 22 sfida.

 Ishi i Tottenham Hotspurit pretendohet nga Barcelona por drejtuesit e gjermanëve synojnë medoemos qëndrimin e tij në ‘’ Allianz Arena ‘’. 

Statistika e lartpërmendur s’mund të anashkalohet kurrsesi sidomos nëse bëhet fjalë për një ekip elite, në Gjermani dhe kontinentin e vjetër. 

Kontrata e ‘’ Uraganit ‘’ përfundon në 2027-tën por interesi i ‘’ Los Cules ‘’ i ka vënë në siklet gjigandët e Bavarisë, duke qenë se është një ndër më të mirët në skemat e trainerit Vincent Kompany. 

Flitet se nëpërmjet një klauzole Harry Kane mund të lërë Mynihun gjatë verës së ardhshme për shifrën e 65 milionë eurove dhe dihet tashmë se traineri Hansi Flick kërkon medoemos një pykë për ta zëvëndësuar Robert Lewandowskin. 

Pritet një reagim nga krerët e Bayern Munchenit duke qenë se mund të përforcojnë një rival të mundshëm në Champions League në të ardhmen e afërt. 

Momentalisht londinezi e shikon vijimësinë tek ky ekip, tek i cili po avancon me sukses.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy