Dëmtimi i Paul Pogba në meniskun e gjurit të djathtë, duket se është më i rëndë nga sa u mendua në fillim.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, mesfushori do i nënshtrohet operacionit në ditët e ardhshme. Kjo do të thotë se lojtari nuk mund të llogaritet te Juventusi për rreth dy muaj, kohë që do i duhet për tu rikuperuar.
Kështu Pogba do të humbasë me skuadrën 7 ndeshjet e para në Serie A, por edhe dy ndeshje në grupet e Champions League. Në orët e ardhshme, klubi i Juventusit pritet të dalë me një komunikatë zyrtare, për situatën me francezin.



