Klauzola e re për Haaland

Klauzola e re për Haaland

Erling Haaland në mënyre të padiskutueshme mbetet risia e kontinentit të vjetër . Evolucioni i shoqëruar me hapa galopantë vihet re në çdo ndeshje  duke e bërë më të dëshiruar nga  skuadrat e njohura . 

Real Madridi , Barcelona , Manchester City dhe Manchester United prej kohësh vazhdojnë ta mbajnë të shkrujtur emrin si kandidatë potencialë për ta larguar një herë e mirë nga ‘’ Signal Iduna Park ‘’ operacion që  me kalimin e kohës  bëhet edhe më i  ndërlikuar për tu realizuar .

 Dëmet e mëdha që  vijon të shkaktojë pandemia e koronavirusit në arkat e tyre  në një farë mënyrë  evitojnë ndërhyrjen 100 % në merkato me pretendimin e afrimit të figurave të momentit në gjirin e tyre .  Nëse i referohemi rastit konkret drejtuesit e Borussia Dortmund prej kohësh kanë  aplikuar një strategji që në plan të parë duket si shpresëdhënëse për të mbajtur Erling Haaland edhe më gjatë skuadër.  

Duhet theksuar se aktualisht vlera e kartonit të golashënuesit norvegjez kap shifren e 80 milionë eurove  e cila në verën e 2022-shit do të shënojë një rritje të konsiderueshme   deri në 180 milionë euro dhe me shumë gjasa do të evitonte një largim të mundshem të 20 vjeçarit nga gjermanët .  Kjo mendohet se është rruga më e mirë për të evituar largimin e yllit norvegjez  golat e të cilit i kanë ardhur mjaftueshëm në ndihmë të besuarve të  Edin Terzic  të cilët kanë bërë një performancë shumë të mirë si në Bundesligë  ku mbas 26 javësh   renditen të 5- tët në tabelë ashtu edhe në Champions League kompeticion në të cilin i presin dy sfida çerekfinaliste shumë të komplikuara kundër Manchester City-n.

 Sulmuesi i lindur ne Leeds  nuk ka të ndalur në përmirësimin konstant të rendimentit sepse në 31 ndeshje gjatë sezonit aktual ka arritur shifrën bombastike prej 33 golash të shoqëruar me 7 asiste për shokët e tij , fakte që flasin dukshëm për talentin e jashtëzakonshëm dhe urinë e pakufijshme  për sukses nga të cilat karakterizohet .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy