Duka: Superkupa e Europës në 2019 mund të luhet në Tiranë

Duka: Superkupa e Europës në 2019 mund të luhet në Tiranë

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ka pohuar se 2019-ën në Tiranë mund të luhet Superkupa e Europës. Kreu i FSHF-së ka bërë një kërkesë pranë Uefa-s ku ka kërkuar që në Shqipëri për herë të parë të zhvillohet një ndeshje e kësaj rëndësie.

Armando Duka në një intervistë për “SuperSport” deklaroi: “Kemi aplikuar pranë UEFA-s për të bërë të mundur luajtjen e Superkupës në 2019-ën. Është një proçedurë e gjatë e cila bëhet pas plotësimit të disa tenderëve dhe dokumentacioneve përkatëse. Jemi në pritje të një përgjigjje, por ne duhet të bëjmë tonën, të punojmë me infrastrukturën e futbollit shqiptar”.

Kjo sfidë me shumë mundësi do të jetë ndeshja inaguruese e stadiumit të ri që po ndërtohet në kryeqytet, “Arena Kombëtare”. Ky impiant është në fillimet e ndërtimit të tij, por është parashikuar që të mbarojë për dy vite që nga fillimi i punimeve.

Kujtojmë se punimet për ndërtimin e “Arenës Kombëtare” ka muaj që kanë filluar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy