
Largimi i Matheus Cunhas dhe Joao Felix e ka rritur përqëndrimin e drejtuesve të Atletico Madridit , për të cilët konsiderohet i domosdoshëm zëvëndësimi i menjëhershëm i tyre .
‘’ Los Colchoneros ‘’ prej kohësh po hasin vështirësi gjatë ndeshjeve dhe sipas ‘ Daily Mail ‘ , tashmë kryeqytetasit e kanë marrë një vendim në lidhje me këtë çështje .
Pierre Emerick Aubameyang dhe Memphis Depay janë bërë pjesë e planeve të spanjollëve pasi metrat e fundit kanë nevojë për lojtarë cilësorë për të shtuar rezultatet.
Nuk përjashtohet edhe huazimi i tyre deri në fundin e sezonit , pasi kjo fazë konsiderohet vendimtare për të ardhmen e Atletico Madridit, skuadër e cila prej vitesh as që e ka diskutuar pjesëmarrjen në Champions League dhe ka vënë dukshëm në vështirësi Real Madridin dhe Barcelonën në La Liga .
Eksperienca e golashënuesit nga Gaboni tek Chelsea nuk ka shkuar ashtu siç pritej , ndërsa hollandezi po përjeton të njëjtën situatë në ‘’ Camp Nou ‘’.
Interesi i ‘’ Los Rojiblancos ‘’ konsiderohet një dritë në fundin e tunelit sepse pavarësisht peripecive të djemve të Cholo Simeones, mbetet një ekip shumë kompetitiv si në Spanjë ashtu edhe në turneun më të rëndësishëm europian për klube, nga i cili çuditërisht u largua në fazën e grupeve në sezonin aktual .
Situata kaotike ka vënë në dyshim edhe vijimësinë e trainerit argjentinas në stol por megjithatë duhet parë se si do të reagojnë nxënësit e tij gjatë ndeshjeve të ardhshme.



