Kompleksi i Partizanit, Dede: Demi, është personi i parë që bën një investim kaq të madh

Kompleksi i Partizanit, Dede: Demi, është personi i parë që bën një investim kaq të madh

Presidenti i Partizanit, Gaz Demi ka bërë një investim të madh, siç është ai i ndërtimit të kompleksit të futbollit për klubin e kuq, i cili pritet të inaugurohet shumë shpejt. Duke u folur për këtë në emisionin “Skaner” në MCN TV, trajneri Nevil Dede tha se Demi ka vendosur emrin e tij në historinë e Partizanit për mirë.

Dede deklaroi se në historinë e Partizanit disa persona kanë hyrë për keq, pasi i morën kompleksin klubit.

“Çdo shtet dhe për qeveri, ka për detyrë të jenë në funksion të komunitetit. E kanë për detyrim për të dhënë tokën për ndërtimin e një kompleksi për futbollin.

Presidenti Gaz Demi i ka blerë një shtëpi të madhe Partizanit. Në memorien time, disa njerëz kanë hyrë në histori për keq te Partizani, kur i mori kompleksin. Është personi i parë që bën një investim kaq të madh me lekët e tij. Meriton një bravo të madhe, futet në historinë e klubit për mirë.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy