Justin Kluivert, objektiv i Bayern Munchenit

Justin Kluivert, objektiv i Bayern Munchenit

Shpërthimi i Justin Kluivert me Bournemouthin nuk është anashkaluar nga disa skuadra të rëndësishme në kontinentin e vjetër.

Hollandezi është shëndërruar në një referent tek anglezët dhe Bayern Muncheni tashmë ka shfaqur interes për shërbimet e tij.

12 gola dhe 5 asiste në 26 sfida janë statistika premtuese, të cilat kurrsesi nuk mund të anashkalohen nga drejtuesit e bavarezëve.

Drupal Ad

Që prej largimit të Robert Lewandowskit nga ‘’ Allianz Arena ‘’ gjermanët kanë insistuar për gjetjen e një zëvëndësuesi ideal dhe duket se tashmë e kanë gjetur.

Flitet se presidenca e gjigandëve të Bavarisë mund të ofrojë afro 40 milionë euro për 25 vjeçarin, i cili konsiderohet një lojtar polivalent dhe ky fakt mund ti shërbejë në të ardhmen e afërt.

Ndërkohë, drejtuesit e Bournemouthit nuk do t’ia lehtësojnë largimin nga ‘’ Dean Court ‘’ edhe për faktin e kontratës por në rastin e një oferte bindëse mund të ndryshojnë mendje.

Të shkëlqesh në një kampionat si Premier League, sidomos tek një ekip modest sigurisht përbën një avantazh dhe ishi i Valencias ia ka arritur qëllimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy