Atletico ndjek Rafa Mir

Atletico ndjek Rafa Mir

Ideja e përforcimit të  skuadrës tashmë është e ngulitur thellë në memorien e Diego Simeones .  I karakterizuar gjithmonë për një shpirt luftarak dhe dhënien e 100 % si në stërvitje ashtu edhe në ndeshje  , argjentinasin e pret një punë intensive në merkato . Objektivat e  ‘’ Los Colchoneros ‘’ tashmë janë të ditur dhe pas fitimit të Primera Division do të kërkojë të intensifikojë  këmbnguljen drejt suksesit . Këtë herë 50 vjeçari nuk ka shkuar larg Spanjës dhe  sipas As është përqëndruar tek sulmuesi i Huescas Rafa Mir .

Kartoni i 24 vjeçarit i përket anglezëve të Wolverhampton me të cilët kontrata i përfundon në 2022- shin por nuk e përjashton largimin nga të besuarit e portugezit Bruno Lage.   Spanjolli  po analizohet me detaje nga Atletico Madridi sepse është një lojtar që mund ti ofrojë shumë avantazhe repartit të avancuar .

Pas  fitimit të kampionatit çdo lëvizje në merkato konsiderohet jetike për Diego Simeonen i cili karakterizohet nga një mentalitet fitues , fakt që në pak vite e ka pozicionuar Atleticon si një ndër skuadrat më të  forta  të kontinentit të vjetër .

Në lidhje me interesin e  spanjollëve , Rafa Mir nuk e ka përjashtuar largimin nga ‘’ El Alcoraz ‘’ dhe gjatë një interviste ka shprehur objektivat e të ardhmes :

“   Dua të vazhdoj këtë rrugë dhe të bëj atë që di më mirë .   Objektivi im është rritja ditë pas dite dhe të ndihmoj aty ku do të më takojë të jem “ , ishin këto fjalët e ishi-t të Valencias i cili është në pritje të zhvillimeve të mëtejshme  me qëllimin e marrjes së vendimit korrekt për vazhdimin e karrierës .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy