Juventusi do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme në kampionat, siç është ajo ndaj Milanit në fundjavë.
Bardhezinjtë do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, për tu konfirmuar pretendentë për titull.
Për këtë përballje, trajneri Massimiliano Allegri, do të ketë një mungesë të rëndësishme, siç është ajo e Danilos.
Mbrojtësi u dëmtua në grumbullimin e Brazilit dhe do të humbasë katër ndeshjet e radhës me Juventusin, ndaj Milanit, Veronës, Fiorentinës dhe Cagliarit.



