Juventus pergatit largimet

Juventus pergatit largimet

 Momenti delikat i Juventusit ka ndikuar ne menyre direkte edhe tek merkatoja.

Massimiliano Allegri natyrisht ka ngelur i pakenaqur me performancen e te besuarve te tij dhe ka marre vendimet perkatese per te ardhmen .

Pritej qe shume shpejt ‘’ Zonja e Vjeter ‘’ te reagonte dhe ne fakt sipas ‘ Calciomercatos ‘ keshtu ka ndodhur pasi italiani ka bere me dije emrat e padeshiruar ne ‘’ Allianz Stadium ‘’ ne te ardhmen .

Veterani Juan Cuadrado eshte nje nder lojtaret per te cilet flitet se ne veren e ardhshme do te largohet nga juventinet per arsye se kerkohet rifresikim i kraheve me lojtare te rinj te cilet do te jene perfaqesuesit e Juventusit ne te ardhmen .

Edhe me Alex Sandron po ndodh e njejta gje dhe fakti se e perfundon kontraten ne fundin e sezonit e ben edhe me te lehte largimin nga ekipi i Massimiliano Allegrit.

31 vjecari pothuajse ka mbetur ne vendnumero gjate viteve te fundit dhe nje arsye me shume eshte edhe rroga e tij e cila e shenderron ne nje nder me te paguarit tek Juventusi aktualisht.

Renia drastike e rendimentit e cila eshte reflektuar edhe ne Serine A dhe mbi te gjitha ne Champions League, kompeticion te cilit praktikisht ky ekip i ka thene lamtumire ne fazen e grupeve , ka impulsuar marrjen e vendimeve te menjehershme per te ndryshuar situaten dhe te evitohen gabimet e metejshme .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy