
Ecuria e mrekullueshme e Victor Osimhen me Napolin me shumë gjasa do të shoqërohet nga zgjatja e kontratës deri në 2026-tën , shtuar një klauzolë për prishjen e saj prej 130 milionë eurosh, sipas ekspertit të merkatos Fabrizio Romano.
Drejtuesit e Napolit me në krye presidentin Aurelio Di Laurentis po japin maksimumin për të siguruar qëndrimin e nigerianit në ‘’ Diego Armando Maradona ‘’ dhe kështu ti japin përgjigjen definitive pretendentëve të tij.
Në dy sezonet e fundit, ishi i Lilles është shëndërruar në një ndër sulmuesit më të mirë në botë.
Megjithatë, s’duhet përjashtuar fakti se mund të ekzistojnë në vijimësi skuadra të gatshme për t’ia plotësuar kërkesën manjatit italian, e cila mund të gjenerojë një rivalitet të ashpër ndërmjet ekipeve potente në aspektin ekonomik.
Në sezonin aktual 24 vjeçari nga Lagos numëron 7 gola në 15 sfida, skuadra e të cilit është kualifikuar për në raundin me eleminim direkt në Champions League, por në Serinë A është shumë larg sezonit të kaluar pasi momentalisht renditet në vendin e 7-të , 14 pikë larg kryesuesve të Interit.



