
Prej shumë kohësh drejtuesit e Barcelonës po synojnë fuqizimin e krahut të djathtë të mbrojtjes , një ndër repartet të cilët akoma nuk po e bindin Xavi Hernandezin.
Pavarësisht se ‘’ Los Cules ‘’ jane drejt fitimit te La Ligas, ky pozicion ende krijon dyshime për të ardhmen dhe do të tentohet në merkaton e verës ta përmirësojnë funksionimin e tij me transferimin e një lojtari cilësor.
Benjamin Pavard është ndër të preferuarit e numrit një të stolit për arsye edhe të adaptimit në disa pozicione , fakt që mund t’ia lehtësojë dhimbjet e kokës ish kampionit të Europës dhe botës me ‘’ La Furia Rojan ‘’.
Kontrata e 27 vjeçarit me Bayern Munchen skadon në 30 qershorin e 2024-tës por gjithçka do të varet nga vendimi i Thomas Tuchelit, për largimin ose jo të ishi-t të Stuttgartit nga ‘’ Allianz Arena ‘’.
Pavarësisht problematikave në fillimin e sezonit , të reflektuara në eleminimin nga grupet e Champions Leagues e me pas nga Play Off i Europa League , djemtë e Xavi Hernandezit kanë fituar terren dhe pothuajse e kanë siguruar kampionatin, trofe i cili me siguri do ti shërbejë si ngushëllim gjigandëve të Spanjës dhe jo vetëm.



