Barcelona përforcon mbrojtjen, merr Kounde nga Sevilla

Barcelona përforcon mbrojtjen, merr Kounde nga Sevilla

Barcelona është një nga klubet më aktive në këtë merkato verore, me katalanasit që deri tani kanë kryer disa afrime në skuadër.

Megjithatë duket se blaugranat nuk kanë ndërmend të ndalen. Sipas raportimeve të fundit, thuhet se Barcelona ka arritur marrëveshjen, për transferimin e mbrojtësit Jules Kounde.

Ky i fundit ka dhënë dritën jeshile, për t’u transferuar te skuadra e Xavi dhe është gati të firmosë kontratën 4-vjeçare. Drejtuesit e Barcelonës kanë mbyllur marrëveshjen edhe me klubin e Sevilla dhe tashmë mungon vetëm zyrtarizimi.

Kounde ka qenë edhe objektiv i Chelsea këtë merkato, por duket se e ardhmja e tij do të jetë në “Camp Nou”, njëjtë edhe si objektivi tjetër i londinezëve, Rapihnha, i cili preferoi transferimin në Spanjë, para skuadrës së Tuchel.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy