Interi, objektiv tek Atalanta

Interi, objektiv tek Atalanta

  Tek Atalanta prej shumë sezonesh tashmë disa lojtarë vijojnë të nxjerrin në pah vlerat e tyre.

‘’ La Dea ‘’ është shëndërruar në një ekip shumë i sikletshëm nën drejtimin e Gian Piero Gasperinit, fitues në fuqi i Europa Leagues.

Natyrisht që ekipet me emër kanë filluar të analizojnë disa komponentë të bergamaskëve dhe këtë herë është Interi, drejtuesit e të cilit po mahniten nga performancat e Matteo Ruggerit.

Anësori e ka fituar besimin e numrit një të stolit dhe e ka konsoliduar vendin e një titullari, tek një ekip ku rivaliteti është tejet i ashpër.

22 vjeçari shquhet si mjaft efektiv në fazën defensive ashtu edhe për inkursionet drejt asaj ofensive, duke i dhënë një tjetër ritëm lojës së Atalantës, momentalisht kryesuese e Serisë A.

Traineri Simone Inzaghi e konsideron ishi-n e Salernitanas një lojtar i cili premton shumë për të ardhmen por presidenti Antonio Percassi ka deklaruar paraprakisht se nuk do të lejojë largimin e tij nëse oferta nuk do të jetë bindëse.

Javët e ardhshme besohet se do të jenë determinante per vijimësinë e Matteo Ruggerit, i cili e ka ndihmuar Atalantën për të avancuar në çdo kompeticion.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy