Shyti: Qesharake ajo që thuhet për buxhetin e sportit, duhet të ishte mbi 6 milionë euro

Shyti: Qesharake ajo që thuhet për buxhetin e sportit, duhet të ishte mbi 6 milionë euro

Artan Shyti, e quajti si qesharake, kur thuhet se buxheti i sportit është rritur në 2.2 milionë dollarë, ndërsa shton se duhet të ishte mbi 6 milionë euro, për shkak se në 2002 sipas tij, buxheti i sportit ka qenë 3.3 milionë euro. 

Në lidhje me një hapje të mundshme të basteve sportive, Shyti deklaroi në emisionin “Skaner” në MCN TV, se duhet minimumi një vit për tu hapur një biznes, ndërsa shtoi se ka mënyra të tjera për të financuar sportin. 

Ka një agjenci që merret me lojërat e fatit.  Kërkesa e FSHF për hapjen e basteve sportive, mendoj se deri diku është i duhur. Pas kësaj duhet të shkojnë te Ministria e Financave. Duhet shkuar me detaje dhe me më tepër detaje. 

Nuk është kollaj të ringresh një biznes të mbyllur. Minimumi duhet një vit për t’u ringritur. Ka mënyra të tjera për të financuar sportin. Është qesharake kur thuhet se është shuma më e madhe që jepet për sportin sepse janë dhënë buxhet 2.2 milionë dollarë, ndërsa në 2002 ka qenë 3.3 milionë. Nëse ecim me këtë ide, duke përfshirë edhe inflacionin, tani buxheti i sportit duhet të ishte mbi 6 milionë. Sporti do para, do mbështetje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy