
Pretendentët e fuqishëm të Rafael Leaos si Real Madridi dhe Manchester City i kanë shtyrë drejtuesit e Milanit për të menduar për zëvëndësuesin e portugezit.
Fitimi i Scudettos ndoshta mund ti japë fund aventurës në ‘’ San Siro ‘’ me qëllimin e provës tek një tjetër ekip elite.
Flitet se oferta e ‘’ Galaktikëve ‘’ dhe ‘’ The Citiziens ‘’ për sulmuesin mund të arrijë 100 milionë eurot që do ti shërbenin shumë ‘’ Djallit ‘’ për të firmosur me zëvëndësuesin e yllit të ofensivës.
Llogaritë kanë filluar të bëhen për vetë rëndësinë e ishi- t të Sporting Lisbonës tek ekipi nga Milano dhe është arritur në konkluzionin për transferimin e Yannick Carrascos në Serinë A.
Niveli i belgut tek ‘’ Los Colchoneros ‘’ nuk e ka kënaqur aspak Diego Simeonen i cili është pro largimit të belgut nga ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ dhe me shifrën e lartpërmendur sigurisht do të kenë shumë mundësi për të afruar lojtarë cilësorë në kryeqytetin spanjoll.
Megjithatë asgjë s’ka përfunduar sepse 22 vjeçari aktualisht po shqyrton ofertën e Milanit dhe nëse s’do të arrijë të bindet mund të zgjedhë fillimin e një eksperience nën drejtimin e ‘’ El Cholos ‘’, një ndër më të mirët në qarkullim , falë të cilit Atletico Madridi ka arritur trofe të rëndësishëm në vitet e fundit.
Yannick Carrasco ka treguar në tre sezone tek ‘’ Los Rojiblancos ‘’ se meriton të merret në konsideratë sepse është një lojtar shumë i sakrifikuar dhe mund të adaptohet në shumë pozicione , fakt i vlerësuar nga Stefano Pioli, i cili do të ketë një detyrë të vështirë në sezonin vijues , fillimisht për të mbrojtur titullin e Scudettos dhe avancimin e Milanit ndër më të mirët në Champions League , turne në të cilin sezonin e lënë pas u eleminua nga faza e grupeve .



