
Legjenda e basketbollit shqiptar, Arben Fagu ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 65-vjeçare.
Ai vuante prej vitesh nga një sëmundje e rëndë.
Fagu ka qenë basketbollist teksa ka trainuar edhe ekipe si Partizani apo Dinamo.
Profesori i Universitetit të Sporteve, Arben Fagu, i ishte nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në muajin dhjetor të vitit të kaluar, dhe tani nuk ia doli dot të fitojë betejen kundër sëmundjes.



