Derbi i kryeqytetit luhet në Elbasan, “Air Albania” pret një tjetër supersfidë

Derbi i kryeqytetit luhet në Elbasan, “Air Albania” pret një tjetër supersfidë

Java e 22 në Abissnet Superiore rezervon disa përballje interesante, teksa janë zbuluar edhe stadiumet e ndeshjeve.

Derbi i kryeqytetit mes Dinamos dhe Partizanit do të luhet në “Elbasan Arena”, kjo për shkak se në stadiumin “Air Albania”, Tirana do të presë Laçin, në një sfidë që do të vendoset për skuadrën kryesuese.

Kukësi gjithashtu ndryshon stadium, ndërsa do të presë në “Loro Boriçi” të Shkodrës skuadrën e Teutës.

Nuk ka dyshime për dy ndeshjet e tjera, me Egnatian dhe Skënderbeun që do të presin Kastriotin dhe Vllazninë në stadiumet e tyre respektive.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy