
Duke qenë se jemi drejt përfundimit të merkatos dimërore, përpjekjet e skuadrave me emër për transferimin e lojtarëve cilësorë bëhen edhe më intensive.
Paris St Germain po tenton përforcimin e prapavijës me Leny Yoron, një talent që po spikat në rradhët e Lilles.
Sipas zërave flitet se akordi mund të finalizohet për 80 milionë euro por nëse ‘’ Les Pariziens ‘’ nuk do të kenë sukses në ditët e mbetura, do të tentojnë gjatë verës për ta patur në skuadër.
Duhet theksuar se kryeqytetasit kanë rezultuar një ndër më aktivët në merkatot e fundit, të cilët kanë nisur një tjetër kapitull në historinë e tyre, me Luis Enriquen si trainer.
Pavarësisht peripecive në fillimin e sezonit, fituesit në fuqi të Ligue 1 rikuperuan menjëherë terren, të cilët u kualifikuan në turin tjetër në Champions League, fituan më pas Superkupën e Francës dhe momentalisht janë lider në kampionat.
Për sa i përket Leny Yoros, duhet shtuar se është një lojtar që premton për të ardhmen, i cili mund të bëhet pjesë e një rivali që aspiron fitimin e titujve, kryesisht Champions Leaguen.



