E ardhmja e Adnan Januzajt pritet të jetë në Serie A. Mesfushori me tipare sulmuese ka vendosur të largohet nga spanjollët e Real Sociedad dhe tashmë e ardhmja shihet drejt Italisë.
Sipas raportimeve të fundit, Lazio është vënë në gjurmët e futbollistit me origjinë shqiptare. Januzaj mund të përshtatej shumë mirë me skemat e Sarrit dhe për këtë arsye kalimi i tij në kryeqytetin italian është mëse i mundur.
26-vjeçarit i përfundon kontrata me Sociedad verën e ardhshme dhe spanjollët do të kërkojnë të përfitojnë nga një shitje e mundshme e tij, për të mos e humbur falas pas një viti.
Agjenti i futbollistit, Mino Raiola është vënë në lëvizje dhe në ditët e ardhshme mund të kemi të reja të tjera në lidhje me të ardhmen e Januzajt.



