Barcelona sfidon Manchester City-n për Simons

Barcelona sfidon Manchester City-n për Simons

Huazimi i Xavi Simons tek Leipzigu ia ka ndryshuar totalisht karrierën Xavi Simonsit. Mesfushori ka rikuperuar buzëqeshjen tek Leipzigu, arsye e mjaftueshme për tu pretenduar nga dy gjigandë europianë dhe jo vetëm si Barcelona dhe Manchester City. Mbi të ardhmen e 20 vjeçarit do të vendosë Paris St Germain pasi i kartoni i tij i përket kuq e bluve , tek të cilët do ti duhet të rikthehet në 1 korrikun e 2024-tës. Interesi i ‘’ Los Cules ‘’ dhe ‘’ The Citiziens ‘’ demostron hapat e suksesshëm të hedhur nga Xavi Simons por duhet patur parasysh edhe fakti se ndoshta ‘’ Les Pariziens ‘’ do të reagojnë me një përgjigje negative për ishi-n e Psv Eindhovenit pasi si Barcelona ashtu edhe Manchester City mund të jenë rivalët e tyre në një të ardhme të afërt në Champions League. Në sezonin aktual, Xavi Simons numëron 3 gola dhe 4 asiste në 7 sfidat e zhvilluara me gjermanët, i cili ka mahnitur me paraqitjet në çdo kompeticion pjesëmarrës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy