
Mbrojtësi Harry Maguire, nuk do të jetë pjesë e Anglisë, në Europianin e verës. Lojtari nuk ia ka dalë të rikuperohet në kohë, për të qenë i gatshëm.
Në një reagim të bërë, Maguire, shkruan se është i shkatërruar që nuk do të marrë pjesë në kompeticion.

Postimi i Maguire:
Jam i shkatërruar që nuk u zgjodha të jem pjesë e Anglisë në Euro 2024 këtë verë. Pavarësisht të gjitha përpjekjeve, nuk arrita të rikuperohesha në kohë nga një dëmtim në pulpë. Ndoshta e shtyva më shumë seç duhet veten për ta arritur këtë qëllim. Thjeshtë, jam i shkatërruar.
Për mua, të përfaqësoj Anglinë është nderi më i madh. Do të thotë shumë për mua. Nëse nuk mund ta ndihmoj skuadrën si lojtarë, do ta bëj si tifoz, së bashku me të gjithë kombin. Shkoni dhe fitoni djem!
Tani, do të rikthehem te mjekët e Manchester United për t’u përgatitur për sezonin tjetër.



