
Klubi i Kukësit ka nisur me përforcimet në merkaton e verës dhe ditën e sotme janë prezantuar tre afrimet e para.
Verilindorët, pas mesfushorit Kristi Kote, kanë zyrtarziuar sulmuesin kroat, Ante Zivkovic dhe mbrojtësin Antonio Ilieskin.
Tre përforcime të rëndësishme për trajnerin Gega, që dëshiron që deri në fund të merkatos të ketë një skuadër konkurruese, pasi në sezonin e ri, objektiv do të jetë fitimi i titullit kampion.
Më herët, Kukësi ka njoftuar edhe disa largime nga skuadra, duke konfirmuar një mini-revolucion.



