Real Madridi, i vendos çmimin Tchouamenit

Real Madridi, i vendos çmimin Tchouamenit

Në kohët e fundit rendimenti i Aurelien Tchouamenit nuk e ka kënaqur aq sa duhet Carlo Ancelottin.

Francezi ka lënë për të dëshiruar dhe sipas ‘ Relevos ‘ drejtuesit e Real Madridit janë shprehur të gatshëm ta shesin në merkaton vijuese.

Të jesh pjesë e spanjollëve do të thotë që të japësh maksimumin çdo seancë stërvitore dhe ndeshje dhe nëse nuk rezulton kështu, të takon të ngrohësh stolin.

Rasti i 24 vjeçarit demostron urinë e pakufijshme për të avancuar të këtij klubi, një ndër më të suksesshmit në historinë e futbollit.

60 milionë euro pretendojnë të arkëtojnë ‘’ Galaktikët ‘’ dhe në fakt pretendentët për Aurelien Tchouamenin nuk kanë munguar.

Eshtë pikërisht Liverpooli dhe Paris St Germain, skuadra të cilat do të nisin një tjetër supersfidë në kontinentin e vjetër.

Nëse i referohemi Premier Leagues, ndryshimi i ambjentit do ti jepte mundësinë për të provuar veten në një ndër kampionatet më të bukur në botë, por për ‘’ Të Kuqtë ‘’ interesi i ‘’ Les Pariziens ‘’ përbën një kërcënim për arsye të potencialit në aspektin ekonomik.

Si tek Liverpooli ashtu edhe tek kampionët në fuqi të Ligue 1, Aurelien Tchouameni mund ti japë një tjetër kuptim karrierës, sidomos nëse bëhet fjalë për këto të fundit pasi i njeh shumë mirë për arsye të përballjeve në të shkuarën, kur ishte pjesë e Monacos.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy