
Ante Rebic, nuk është në planet e Milanit për sezonin e ri dhe për këtë arsye, klubi e ka nxjerrë në merkato, duke i kërkuar që të gjejë një skuadër të re. Për sulmuesin kroat, ka pasur interesime nga Arabia Saudite, por raportohet se vetë lojtari e ka refuzuar një kalim aty, ndonëse i ofruan 10 milionë euro në sezon. Për Rebic, interes ka shfaqur edhe klubi turk i Besiktas, por këta të fundit e kërkonin në huazim, diçka që nuk u pranua nga Milani, pasi kuqezinjtë duan ta shesin përfundimisht. 29-vjeçari është lënë edhe jashtë fazës përgatitore, që Milani po zhvillon në SHBA.



