Seldjan Cani renditet i pesti në kampionatin botëror të bodybuilding: Ky sport nuk ka limite

Seldjan Cani renditet i pesti në kampionatin botëror të bodybuilding: Ky sport nuk ka limite

Kampioni i bodybuilding Seldjan Cani ka shkëlqyer në kampionatin botëror duke fituar vendin e pestë në “Classique physique” në Arabi, ku ishin mbi 3000 sportistë në garë nga e gjithë bota.

 

Ai fitoi vendin e pestë në kategorinë e tij, duke shënuar rezultatin më të mirë që ka arritur Shqipëria në këtë kategori.

 

Në emisionin “Zgjohu me MCN” ai zbuloi se ka tre vite që ushtrohet dhe se në këtë sport nuk ka limite dhe mund të përdorësh çfarë të duash, pasi nuk i nënshtrohesh testimeve. 

 

Në garë vlerësohet gjendja fizike, sa përqind dhjam ke në trup që duhet të jetë në harmoni me masën muskulore. Kam qenë diku te 4-5% dhjam. Kam tre vite që bëj bodybuilding. Konsumoj pesë vakte në ditë, të cilët i përgatis vetë. 

 

Punoj si personal trajner dhe çdo katër orë konsumoj vaktet dhe përpiqem të fle shpejt, për të respektuar rutinën dhe oraret. Ujë mundohem të pi pesë litra në ditë. Një herë në dy javë i lejoj vetes ndonjë shkelje, në një vakt. Pëlqej burgerat. Kur jam përgatitje nuk ka tolerancë fare. Në konsumoj shumë vezë gjatë ditës, vezë, tërshërë me proteinë, frut, por çdo gjë me peshore. 

 

Gjatë dietës bëhesh pak nervoz, lodhesh pak. Në bodybuilding nuk ka limite, mund të përdorësh çfarë të duash, nuk ka teste. Se si i merr ti dhe se sa abuzon është punë për ty. Për suplementet nuk ka asnjë lloj problemi, ka brende të certifikuara. 

 

Unë kam 12-13 vite që konsumoj suplemente, por nuk abuzoj. Por nuk kam dëgjuar as nga klientët e mi që të kenë pasur dëme. 

 

Nuk ka rëndësi se kur ha, por çfarë ha dhe si i ndan vaktet gjatë ditës. Nëse ti konsumon pastër, nuk ke dëme. Metabolizmi gjatë natës nuk punon 100%, por punon 70% dhe do e tresë ushqimin, nëse konsumon pastër dhe çdo 3-4 orë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy