Tjetër dëmtim te Kombëtarja U-21, Bushi fton mbrojtësin Preka

Tjetër dëmtim te Kombëtarja U-21, Bushi fton mbrojtësin Preka

Lista e Kombëtares U-21, për ndeshjet e muajit qershor, ka pësuar përsëri ndryshime. Mesfushori Kristjan Asllani është larguar nga grumbullimi me kuqezinjtë. Shkak për këtë janë bërë problemet fizike që ka shfaqur lojtari dhe pas konsultimeve me stafin mjekësor është vendosur që të largohet.

Në këtë situatë, trajneri Alban Bushi ka vendosur të thërrasë mbrojtësin 17-vjeçar të Bylisit, Marcelino Preka, i cili është bashkuar ditën e sotme me kuqezinjtë. Këto nuk janë ndryshimet e vetme, pasi që në fillim të grumbullimit, u largua sulmuesi Ernest Muçi, i cili gjithashtu kishte probleme fizike.

Kombëtarja Shpresa do të luajë dy ndeshje në muajin qershor, atë ndaj Andorrës në transfertë për eliminatoret e Kampionatit Europian 2023 dhe miqësores ndaj Bullgarisë po jashtë fushe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy