Marash Kumbulla i nënshtrohet operacionit

Marash Kumbulla i nënshtrohet operacionit

Marash Kumbulla pësoi një dëmtim të rëndë pak javë më parë, në sfidën që Roma luajti ndaj Milanit.

Mbrojtësi shqiptar mori një goditje në gjurin e tij të djathtë, duke dëmtuar keq ligamentet. Pas analizave, Kumbulla u detyrua t’i nënshtrohet operacionit këtë të martë.

Fatmirësisht, operacioni i ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe vetë mbrojtësi kuqezi, e njoftoi diçka të tillë.

Ky operacion ishte hapi im i parë për rikthimin në fushë. Shkoi në mënyrën më të mirë dhe për këtë dua të falënderoj stafin mjekësor që më ka ndihmuar. Tani do të më duhet të pushoj fizikisht por në kokën time jam gati të bëj gjithçka që duhet për të dhënë sërish 100% për ngjyrat që unë mbroj. Faleminderit sërish të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen që më keni dhënë, është një ndihmë e madhe. Forca Roma.

Faza e riaftësimit mund të zgjasë deri në 6 muaj për futbollistin, megjithatë Kumbulla është optimist për të ardhmen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy