Përmbysje dhe polemika, Lazio i shkakton humbjen e parë Interit

Përmbysje dhe polemika, Lazio i shkakton humbjen e parë Interit

Interi ka pësuar humbjen e parë në kampionat për këtë sezon, teksa është mposhtur me rezultatin 3-1 nga Lazio në transfertë.

Zikaltrit e Inzaghi bënë një pjesë të parë shumë të mirë, teksa e mbyllën në avantazhin e një goli. Në minutën e 12-të, ishte Perisic që kaloi Interin në avantazh, duke shndërruar në gol një penallti të shkaktuar nga Hysaj ndaj Barella.

Pjesa e dytë foli e gjitha për Lazio, që ia doli të përmbysë rezultatin. Fillimisht ishte Immobile që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 64-t.

Felipe Anderson shënoi golin e përmbysjes në minutën e 81, por mes shumë protestave të lojtarëve të Interit, për shkak se lacialët nuk respektuan “fair play”, pasi Di Marco ishte i dëmtuar në fushë dhe loja nuk u ndalua.

Për të vulosur gjithçka mendoi Milinkovic Savic, i cili shënoi të tretin më minutën e 90+1.

Standings provided by SofaScore LiveScore
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy