Drejtori i Komunikimit në FSHF, Fatjon Kodra, sqaroi procedurën e shitjes së biletave për përballjen Shqipëri-Serbi. Për MCN, Kodra tha se për biletat do të kryhet shorti elektronik. Kjo për shkak të kërkesës së madhe, që e tejkalon kapacitetin e stadiumit.
Ndeshja Shqipëri-Serbi është e ngjashme me finalen e Champions. Ka pasur mbi 200 mijë aplikime. Janë mbyllur më 30 maj. Tani vijon shorti elektronik për ata që do të kenë mundësi të blejnë biletat. Ishte evetmja zgjidhje. Nëse do ta bënim si herët e tjera, do të ishte e pamundur, pasi serverat do të binin. Kështu kemi shmangur tregun e zi. Biletat jepen vetëm pak ditë para ndeshjes. Tifozët duhet të kenë me vete një ID. Emri duhet të korrespondojë me emrin e ID.
Mos bini pre e abuzimeve, kemi pasur edhe raste të tilla vitet e kaluara.
Në Shqipëri nuk do të ketë tifozë nga Serbia. As në Serbi nuk do të ketë tifozë shqiptarë. Ka pasur dakordësi mes dy federatave për këtë.



