Tirana përballet me Teutën, Shehi: Do jetë ndryshe nga Kupa, nuk e kemi mendjen te derbi

Tirana përballet me Teutën, Shehi: Do jetë ndryshe nga Kupa, nuk e kemi mendjen te derbi

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, foli para mediave, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë me Teutën këtë të shtunë.

Shehi vlerësoi kundërshtarin, duke thënë se të dyja ekipet do të luajnë për fitore, ndërsa shtoi se do të jetë ndryshe nga sfida e Kupës.

Të gjithë kanë vështirësi. Është një kampionat shumë rivalizues pasi të gjitha skuadrat janë brenda objektivave. Çdo skuadër ka objektivin e vetë. Dhe Teuta gjithmonë kërkon që të ngjitet më lartë sepse është poshtë pritshmërive të veta. Kjo nuk është hera e parë. E dimë që do të jetë një ndeshje e luftuar përballë dy skuadra që gjithsecili do të fitojë për të qenë brenda objektivave të veta.

Unë mendoj se të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme, sepse për sa kohë kemi një kampionat shumë të fortë dhe rivalizues dhe kur çdo kundërshtar bën rezultate që ndoshta dhe nuk priten. Kështu është një ndeshje e vështirë në kuadrin e asaj që kanë ngelur dhe pesë finale dhe kjo është një prej tyre.

Në Kupë kemi marrë një rezultat të mirë në ndeshjen e parë dhe gjithë fokusi është te ndeshja e nesërme, pasi nuk është me dy takime, por në 90 minuta dhe ndoshta diçka më shumë. 90 minuta që janë shumë të rëndësishme dhe që kërkojnë një përqendrim, një vlerësim, sepse ndeshja ikën dhe nuk ka më si në Kupë që ke kohë për të rikuperuar në ndeshjen e dytë.

I pyetur për derbin me Partizanin, Shehi u shpreh se fokusi aty do të jetë pas dy përballjeve me Teutën.

Deri në derbi i bien 10-11 ditë. Me 17 atëherë, pas ndeshjes së Kupës me Teutën do të fokusohemi te derbi. Nuk mendoj që tifozët duhet të ngarkohen me emocione të mëdha për të mbyllur llogaritë e kampionatit. Derbi është derbi që do të thotë është i paparashikueshëm. Por duhet të zhvishemi nga këto emocione për të mos u ngarkuar shumë

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy