Barcelona dëshiron rikthimin e Eric Garcias

Barcelona dëshiron rikthimin e Eric Garcias

Huazimi tek Girona në verën e kaluar, e ka shëndërruar Eric Garcian në objektivin e Barcelonës.

Mbrojtësi ka treguar vlerat tek kjo skuadër, e cila për hir të së vërtetës ka befasuar çdokënd deri më tani dhe me të drejtë konsiderohet një ndër ekipet më të forta të La Ligas, kandidate për fitimin e kampionatit.

22 vjeçari ka spikatur me rendimentin në disa pozicione të fushës, duke i dhënë përparësi katalanasve, sidomos në prapavijë, fakt i mjaftueshëm për drejtuesit e kuq e bluve për të pretenduar rikthimin në ‘’ Camp Nou ‘’.

Progresi i Eric Garcias i ofron një lloj sigurie ‘’ Los Cules ‘’ për të ardhmen, sidomos kur flitet për mbrojtjen , repart i cili ndër vite ka patur luhatje.

Sipas ‘ Sport ‘, merkatoja e verës konsiderohet periudha perfekte për rikthimin e Eric Garcias , i cili spikat edhe për inkursionet drejt portave kundërshtare , pa harruar natyrisht edhe efektivitetin në prapavijë, cilësi që e shëndërrojnë në një element shumë të rëndësishëm për Xavi Hernandezin.

Deri më tani mbrojtësi nga Martorell është aktivizuar në 10 sfida me Gironan, të shoqëruara me një gol, tek kjo skuadër e cila po përjeton një moment unik në Primera Division, e sikletshme për çdo rival.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy