
Prej kohësh tashmë mesfushorit Donny Van de Beek i është vënë etiketa si një ndër operacionet më të dështuara të historisë së Manchester United . Hollandezi mbërriti në ‘’ Old Trafford ‘’ në verën e 2020-tës kundrejt 40 milionë eurove por me kalimin e kohës i ka bërë të pendohen drejtuesit e ‘’ Djajëve të Kuq ‘’.
Mungesa e protagonizmit në skemat e Ole Gunnar Solskjaer e ka përkeqësuar situatën e tij dhe me shumë gjasa do ti thotë lamtumirë ‘’ Pallatit të Endërrave ‘’ në merkaton vijuese.
Në të kaluarën 24 vjeçari u konsiderua si një ndër talentët më të mëdhenjë të dalë nga shkolla e Ajax Amsterdamit por të jesh pjesë e 20 herë kampionëve të Premier Leagues kërkon shumë sakrifica dhe punë konstante .
Megjithatë jo gjithçka ka shkuar ters për Donny Van de Beek sepse Interi vijon ta ketë në fokus mesfushorin e talentuar.
Traineri Simone Inzaghi ka menduar ti japë një mundësi për të rikuperuar terrenin e humbur dhe ku më mirë se tek zikaltërit të cilët janë të vetmit që kanë mundur ti japin fund dominimit 9 vjeçar të ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ në Scudetto . Vështirësia për të firmosur me Sergej Milinkovic- Savic e ka detyruar ish trainerin e Lazios të zgjedhë Donny Van de Beek .
Pavarësisht këtij opsioni , konkurrenca tek Interi gjithmonë ka rezultuar shumë e ashpër por me lojën e treguar sidomos me Ajax Amstedamin nuk do ta ketë shumë problem të përshtatet tek italianët .
Deri në këtë stad të sezonit nxënësi i Ole Gunnar Solskjaer ka zhvilluar vetëm 3 ndeshje duke treguar se kupa për të është mbushur dhe zgjidhja e vetme është ndërrimi i ambjentit .



