Starova: Nuk e diskutoj kualifikimin e Partizanit. Ka probleme, por është një skuadër në ndërtim

Starova: Nuk e diskutoj kualifikimin e Partizanit. Ka probleme, por është një skuadër në ndërtim

Specialisti i futbollit, Sulejman Starova, duke analizuar fitoren e Partizanit në transfertën e Valmieras, tha në “Skaner” në MCN TV se nuk e diskuton kualifikimin e “të kuqve” përballë një kundërshtari të tillë.

Starova tha se Partizani ka ende probleme, por theksoi se është një skuadër në ndërtim, dhe fitorja e sotme është një “hap fantastik” përpara. 

“Unë them që ia dhuroi zotërimin e topit, ia la që ta luante topin, me atë që kjo skuadër nuk rrezikon dot. Praktikisht rrezikuan në tranzicion. Ajo që e ngarkoi skuadrën nga ana morale ishte goli, që ishte një aksion individual, që përfundoi me një gjuajtje nga 25 metra, që normalisht bën përgjegjës portierin. Kjo e rëndoi situatën. Praktikisht ky kundërshtar nuk ishte i rrezikshëm për Partizanin. Në pjesën e dytë kësaj skuadre i mbaruan bateritë dhe ishte një skuadër komplet inekzistente. Problemi është që skuadra e Partizanit është duke u ndërtuar. Që ka probleme brenda ka, por është një skuadër në ndërtim. Ky është një hap fantastik, një anë morale që i jep mundësi skuadrës të rritet akoma më shumë. Nuk e diskutoj më kualifikimin e Partizanit”, tha Starova. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy