
Humbja në shtëpi kundër modestëve të Bodo Glimt tregoi edhe njëherë se tek Atletico Madridi situata vijon e rënduar.
Përgjegjësi i saj është Diego Simeone i cili në bashkpunim me drejtuesit kanë filluar ti bëjnë mirë llogaritë për vijimësinë.
‘’ El Cholo ‘’ ka vënë re disa problematika të theksuara në mesfushë dhe për këtë arsye e ka bërë zgjedhjen e tij.
Flitet për Leon Goretzkan, i cili e përfundon kontratën me Bayern Munchenin në fundin e sezonit.
30 vjeçari e ka eksperiencën e mjaftueshme mbi supe për të përfaqësuar ‘’ Los Colchoneros ‘’, aty ku kërkesa e llogarisë është mjaft e lartë.
Të vihesh nën urdhërat e Diego Simeones përbën një sfidë për çdo lojtar duke qenë se është një ndër më kërkuesit.
Krerët e bavarezëve janë shprehur në lidhje me këtë situatë dhe preferojnë të arkëtojnë sadopak sesa ta humbasin në fundin e sezonit me parametër zero.
Por kryeqytetasit s’do ta kenë të lehtë sepse Leon Goretzka pretendohet edhe nga Tottenham Hotspuri.
Dyert e ‘’ Wanda Metropolitanos ‘’ dhe ‘’ White Hart Lanes ‘’ tashmë janë hapur për ishi-n e Schalke 04-tës i cili shquhet për fizikun e admirueshëm dhe të qënit prezent në çdo cep të mesfushës.
Presidenti Enrique Cerezo e ka marrë në shqyrtim këtë situatë dhe është i gatshëm të investojë tre milionë euro për blerjen e kartonit dhe të përballojë rrogën e tij prej tetë milionë e gjysëm eurosh.
Tek Atletico Madridi gjithmonë kërkohet përmirësimi në çdo aspekt duke qenë se rivaliteti sa vjen edhe ashpërsohet në çdo kompeticion.



