Milani  “piketon” një irlandez për mbrojtjen

Milani “piketon” një irlandez për mbrojtjen

Humbja e terrenit në Serinë A , kampionat në të cilin Napoli ka triumfuar me meritë gjatë sezonit aktual pas 33 vitesh  , i ka bërë drejtuesit e Milanit të lëvizin gurët në lidhje me përforcimin e prapavijës.

Kuqezinjtë janë fokusuar tek Norwich City , skuadër në të cilën aktivizohet Andrew Omobamidele.

Dyshimet mbi të ardhmen e Fikayo Tomorit në ‘’ San Siro ‘’ e bëjnë të domosdoshëm transferimin e këtij lojtari, për të cilin Stefano Pioli tashmë e ka dhënë ‘Ok’.

Projekti ambicioz i Milanit po shkon drejt rrugës së duhur , skuadër e cila pas shumë vitesh ka treguar protagonizëm në Champions League dhe në sezonin aktual ka arritur gjysëmfinalet .

20 vjeçari ka spikatur me Norwich City-n në Championship, kategori në të cilën rivaliteti gjithmonë ka rezultuar i ashpër por interesi i Milanit është një shans që s’të vjen shumë herë gjatë karrierës dhe besohet se do të analizohet me detaje nga irlandezi.

Për arritjen e këtij akordi , kampionët në fuqi të Scudettos kanë ofruar 25 milionë euro , shifër e konsiderueshme , e cila parashikohet se do të marrë përgjigje shumë shpejt nga drejtuesit e Norwich City-t .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy