Derbi spanjoll që u ndez nga goli i shqiptarit (VIDEO)

Derbi spanjoll që u ndez nga goli i shqiptarit (VIDEO)

Atmosfera përpara ndeshjes Sevija-Betis ka qenë shumë e tensionuar. Dy tifo-grupet e këtyre skuadrave janë përplasur me njëri-tjetrin dhe nga sherri masiv kanë mbetur të plagosur 24 tifozë të të dyja ekipeve.Ultrasit kishin lënë takim me njëri-tjetrin në “Whatsapp” dhe në këtë takim nuk kishte munguar askush…

Thika, shkopinj, sende të forta dhe gjithçka tjetër për ta shndërruar këtë duel në një arenë të vërtetë përleshjeje.Prag sfida ishte e tensionuar, por ndeshja e bukur dhe spektakolare. Derbi u fitua nga Betis me rezultatin 3-5 dhe Vincenco Montela e nisi me humbje aventurën e tij në kampionatin spanjoll.Pjesa e parë u mbyll në barazimin 2-2, por ne pjesën e dytë erdhi shpërthimi i miqve.

Betis shënoi tre gola të tjerë duke fituar derbin andaluzian në një sfidë të çmendur.Midis autorëve të golave bie në sy edhe goli i shënuar nga shqiptari që luan me përfaqësuesen e Danimarkës, Riza Durmishi. Ai shënoi golin e tretë për Betisin në minutën e 63-të, goli që solli përmbysjen e rezultatit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy