Tetova: Egnatia ka bërë afrime cilësore, mora përgjigje pozitive nga miqësoret

Tetova: Egnatia ka bërë afrime cilësore, mora përgjigje pozitive nga miqësoret

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, thotë se ka marrë përgjigje pozitive nga ekipi, në tre miqësoret e zhvilluara në Turqi. Për emisionin “Skaner” në MCN TV, Tetova deklaroi se Egnatia ka bërë afrime cilësore, ndërsa në lidhje me kundërshtarin në Conference League, deklaroi se kanë bërë një analizë individuale të lojtarëve të Ararat. “Me tre miqësoret që kemi zhvilluar, mendoj se kam marrë përgjigje pozitive, tek të treja ndeshjet. Shpresojmë që golat t’i kemi ruajtur për ndeshjet në Europë. Ararat ka pësuar ndryshime të shumta nga sezoni i kaluar. Kemi bërë një analizë individuale të lojtarëve që kanë dhe shpresojmë se me anë të kësaj, t’ia bëjmë më të lehtë ekipit. Afrimet janë shumë cilësore. Me largimet që kemi pasur, i kemi mbuluar vendet. Mendoj se në ditët në vazhdim, do shikojmë performancën e tyre. Nderca dhe Ahmetaj, të cilët na janë bashkuar së fundmi, nuk janë të gatshëm për këto dy ndeshje në Europë.”, u shpreh Tetova.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy