Kush më mirë se Gerard Batler, aktori që me mjeshtëri solli personazhin e Mbretit Leonidha te filmi "300 spartanët", do të ndizte flakën e pishtarit olimpik. Në kohë normale, zëri i tij do të ushtonte më fort mes grumbullit të popullit që me krenari do t'i tregonte botës se ku është Sparta. Por pandemia e koronavirusit bëri që edhe spartanët të detyrohen të rrinë mbyllur në shtëpi.
Të detyruar nga përhapja e virusit, por edhe nga thirrja e Komitetit Olimpik grek, i cili mori vendimin për ndalimin e kalimit të flakës olimpike në tokën greke, pas grumbullimit të turmave të mëdha në ceremoninë e Flakës olimpike.
Vendimi është marrë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetit dhe Komitetit Olimpik ndërkombëtar me një sens përgjegjësie, sepse shëndeti i njerëzve është ajo që vlen më trepër në këto ditë të vështira, thuhet në njoftimin e Komitetit olimpik grek.
Flaka olimpike do t'i dorëzohet komitetit organizator të Tokio 2020 më 19 mars në stadiumin e Panathinaikosit pa praninë e spektatorëve.
Greqia është vendi ku ndizet pishtari olimpik dhe më pas udhëton drejt vendit ku organizohet ceremonia.



