Ronaldo drejt rikthimit në Serie A, Napoli nis bisedimet

Ronaldo drejt rikthimit në Serie A, Napoli nis bisedimet

Cristiano Ronaldo është një nga lojtarët më të përfolur në këtë merkato vere. Sulmuesi portugez e ka vendosur dhe dëshiron të largohet nga skuadra e Manchester United, pasi dëshira e tij është te luajë në Champions League.

Emri i 37-vjeçarit është lidhur me disa skuadra, si Chelsea dhe Atletico Madrid, por e ardhmja e tij mund të jetë në Itali.

Sipas asaj që raporton “AS”, Ronaldo pëlqehet nga Napoli dhe presidenti i këtyre të fundit, Aurelio De Laurentiis, thuhet se ka nisur bisedimet me përfaqësues të lojtarit.

Napoli plotëson kushtin e Ronaldos për të luajtur në Champions League, por nuk dihet nëse sulmuesi do të pranojë të transferohet aty.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy