Sfida me Tiranën, Vanoli: Nuk shkojmë në derbi për pushime, luajmë për fitore

Sfida me Tiranën, Vanoli: Nuk shkojmë në derbi për pushime, luajmë për fitore

Rodolfo Vanoli do të bëjë debutimin e tij si trajneri i Dinamos këtë të shtunë, në derbin ndaj Tiranës. Trajneri italian është shprehur se skuadra futet në këtë sfidë për fitore, ndërsa shtoi se situata në ekip i duket shumë mirë.

Vanoli deklaroi se objektiv është mbijetesa, por skuadra nuk duhet të ketë frikë, duhet të jenë të kujdesshëm në të dyja fazat e lojës.

Situata duket shumë e mirë, kam gjetur një grup djemsh me shumë dëshirë për ta ndryshuar këtë tendencë negative sa u përket rezultateve. Kam shumë besim, mjafton t’i shohësh në sy futbollistët për të kuptuar që duan të ndryshojnë gjithçka.

Sigurisht që problemi ka qenë këtu dhe nuk mund të ndryshosh botën për tri ditë, me disa rregullime teknika dhe taktike dhe me pak besim jemi të bindur se mund të ndryshojmë.

Për mua është diçka e mirë që luajmë në derbi. Kam shumë respekt për Tiranën, është skuadra që ka sulmin më të mirë, mbrojtje të fortë dhe një trajner shumë të mirë. E kemi analizuar kundërshtarin dhe e dimë ç’vështirësi në pret. Në karrierën time kam pasur shumë ndeshje të rëndësishme derbi. Këto ndeshje derbi duhen luajtur dhe fituar. Nuk ka rëndësi sesi do të jetë ndeshja, duhet të marrim tri pikët. E dimë që janë të fortë, por djemtë e mi nuk do të jenë inferiorë.

Objektivi ynë është mbijetesa, duhet të jemi shumë të kujdesshëm në të dyja fazat e lojës, të mbrohemi mire, por edhe të dalim përpara për të shënuar. Duhet të luajmë me shumë qetësi në këtë derbi, të përulur dhe me respekt, por e përsëris, me respekt, jo me frikë. Nuk duhet të harrojmë që kemi edhe shumë ndeshje të tjera për të zhvilluar deri në fund të kampionatit. Nuk shkojmë në derbi për pushime, por për të marrë rezultat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy