
Besohet se aventura e Andres Iniestas në Japoni tanimë është drejt fundit . Spanjolli e ka kthyer kokën mbrapa dhe nuk e ka fshehur se një ndër dëshirat është rikthimi tek Barcelona , aty ku filloi të impresionojë botën e futbollit me talentin e tij.
E famshmja ‘’ La Gazzetta dello Sport ‘’ e ka publikuar këtë lajm , tejet i rëndësishëm për të ardhmen e ish fituesit të dy Europianëve dhe një Botërori me ‘’ La Furia Rojan ‘’.
Në lidhje me këtë çështje 38 vjeçari ka shtuar se do të aktivizohet edhe një sezon me Vissel Koben , pra deri në 30 qershorin e 2024-tës dhe më pas do të bëhet gati për një eksperiencë ndryshe me katalanasit , tek të cilët gjithmonë e ka derën e hapur.
E kaluara brilante e Andres Iniestas i ka shërbyer gjithmonë si motiv për të dhënë maksimumin në fushën e lojës dhe pothuajse në të gjitha rastet lojtarë të kalibrit të tij e kthejnë kokën mbrapa në shenjë respekti për të gjithë ato vite suksesi , periudhë që ia pasuroi karrierën dhe e shëndërroi në një ndër mesfushorët më të mirë në botë.



