Barcelona fërkon duart për Coutinhon

Barcelona fërkon duart për Coutinhon

 Huazimi tek Aston Villa ka shënuar një rinisje me këmbën e mbarë për Philippe Coutinhon. Braziliani jo vetëm që i ka përmbushur pritshmëritë por i ka tejkaluar ato duke u shëndërruar në determinant për londinezët.

Mesfushori nga Rio de Janeiro ka një privilegj më shumë në ‘’ Villa Park ‘’ sepse drejtohet nga ish shoku i skuadrës tek Liverpooli Steven Gerrard , me të cilin ruan marrëdhënie të shkëlqyëra që e kanë ndihmuar për të dhënë maksimumin në fushën e lojës.  

Kjo histori i shkon përshtat Barcelonës , që sigurisht ka nisur të planifikojë shitjen e 29 vjeçarit , kartoni i të cilit momentalisht arrin 40 milionë eurot. Drejtuesit e anglezëve po e mendojnë seriozisht këtë çështje sepse Philippe Coutinho s’ka të ndalur me evolucionin duke i dhënë shumë përparesi fazës sulmuese dhe një garanci absolute  ish mesfushorit të ‘’ Tre Luanëve ‘’. 

 Për Aston Villan , progresi i ekstremit brazilian është një lajm tepër entuziazmues sepse skemat e Steven Gerrard kanë patur shumë sukses  dhe katalansve do ti vinte shumë në ndihmë shitja e këtij lojtari  për arsye se merkatoja vijon të jetë një çështje kyçe në përditshmërinë e spanjollëve që nuk e kanë shkëputur për asnjë çast vëmëndjen nga golashënuesi Erling Haaland që konsiderohet objektivi kryesor për sulmin pavarësisht se merkatoja e kaluar rezultoi tepër pozitive.

Pas dy viteve të trishta në ‘’ Camp Nou ‘’ , pikërisht tani më tepër se kurrë ishi i Interit duhet të përballojë çdo sfidë me impenjimin maksimal sepse është pjesë e një ekipi tepër simpatik dhe një traineri që konsiderohej një legjendë tek ‘’ The Redsat ‘’ në të kaluarën .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy