I dashuri i hodhi benzinë dhe i vuri flakën, humb jetën atletja olimpike

I dashuri i hodhi benzinë dhe i vuri flakën, humb jetën atletja olimpike

Atletja olimpike Rebecca Cheptegei nga Uganda ka ndërruar pas disa ditësh e shtruar në spital, pasi dashuri i saj e dogji me benzinë.

Lajmin e hidhur e ka konfirmuar Federata e Atletikës me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Me pikëllim të thellë njoftojmë vdekjen e atletes sonë, Rebecca Cheptegei, e cila tragjikisht u bë viktimë e dhunës në familje. Ne si federatë dënojmë akte të tilla dhe bëjmë thirrje për drejtësi. Shpirti i saj u prehtë në paqe”, thuhet në postimin e Federatës së Atletikës.

Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur të dielën e 1 shtatorit gjatë një debati për një pronë. Atletja pësoi djegie në mbi 75% të trupit të saj.

Cheptegei garoi në maratonën e femrave në Lojërat Olimpike të Parisit më pak se një muaj para sulmit. Ajo përfundoi në vendin e 44-të.

Prindërit e Cheptegei thanë se vajza e tyre bleu tokë në Trans Nzoia për të qenë pranë qendrave të shumta të trajnimit atletik të qarkut.

Një raport i dorëzuar nga shefi lokal thotë se të dy u dëgjuan duke u grindur për tokën ku ishte ndërtuar shtëpia e saj para sulmit.

Presidenti i Komitetit Olimpik të Ugandës, Donald Rukare e quajti sulmin "një akt frikacak dhe të pakuptimtë që ka çuar në humbjen e një atleti të madh".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy