Barcelona, nuk e harron Dani Olmon

Barcelona, nuk e harron Dani Olmon

Problematikat e theksuara në aspektin ekonomik, natyrisht do t’ia reduktojnë mundësitë drejtuesve të Barcelonës për transferimin e lojtarëve të dëshiruar gjatë merkatos së verës.

Fatkeqësisht spanjollët duhet ti bëjnë llogaritë në këtë mënyrë, të cilët asnjëherë nuk e kanë shmangur vëmëndjen nga dëshirat e vjetra.

Një ndër to është Dani Olmo, i cili pavarësisht shkëlqimit tek Leipzig po e mendon seriozisht rikthimin tek Barcelona.

Mesfushori ishte pjesë e kategorive inferiore në të kaluarën në akademinë ‘’ La Masia ‘’ dhe më pas vijoi eksperiencën tek Dinamo Zagrebi dhe tanimë tek gjermanët konsiderohet një referent i padiskutueshëm.

25 vjeçari preferohet nga Xavi Hernandez por kuq e blutë duhet të kenë kujdes për arsye të interesit të Manchester City-t, Manchester United dhe Real Madridit .

‘’ The Citiziens ‘’, ‘’ Demat e Kuq ‘’ dhe ‘’ Los Merengues ‘’ mbeten një kërcënim për çdo ekip dhe në aspektin ekonomik pa dyshim ish fituesit e La Ligas dhe jo vetëm janë një hap mbrapa.

Gjithsesi, do të jetë një garë tejet emocionuese për Dani Olmon, i cili prej pesë vitesh aktivizohet me gjermanët, një ekip pjesëmarrës rregullisht edhe në Champions League.

19 sfida, 7 gola dhe 4 asiste numëron fantazisti nga Tarrasa në sezonin aktual dhe duhet parë nëse do të vijojë të preferojë ‘’ Red Bull Arenan ‘’ apo do ti japë lamtumirën në fundin e sezonit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy