Dinamo do të luajë ndeshjen e fundit për këtë vit në mesjavë ndaj Skënderbeut, në një sfidë ku blutë do të kërkojnë me çdo kusht fitoren.
Skuadra e Shkëmbit ndodhet në një krizë të madhe rezultatesh dhe ndaj skuadrës korçare do të kërkohet kthesa.
Dinamo ka zbuluar në faqen e klubit se ndeshja do të luhet të mërkurën në stadiumin “Elbasan Arena”. Gjithashtu klubi ka bërë të ditur edhe çmimet e biletave për ndeshjen, për ata që duan ta ndjekin nga shkallët e stadiumit.
Kujtojmë se të dyja ekipet ndodhet në pozita të njëjta, pasi janë në kuotë të barabartë pikësh, nga 14 secila.




